-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Avokati i Fatmir Limajt me ultimatum për analistin Dibran Hoxha

Rekomandime

Analisti i emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini, Dibran Hoxha, i ka publikuar disa mesazhe që i ka marrë në rrjetin e tij social Facebook, nga Avokati Mentor Beqiri i cili i është prezantuar si avokat i kryetarit të partisë politike, Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajt.

Sipas, mesazheve që i janë dërguar analistit Hoxha, aty avokati i Limaj-t, i ka kërkuar që të kërkojë fale për deklarata që analisti Hoxha i ka thënë në emisionin Debat Plus më datën 24 janar të vitit 2023 e të cilat sipas avokatit të Limaj-t Hoxha, ato janë të pavërteta.

- Advertisement -

Ndërsa më tej ai ka thënë se ka mundësin e fundit që Hoxha të tërhiqet nga deklaratat e tij se përndryshe do të paditet për këto deklarata.

Por analisti Hoxha ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, nuk mund t’ia ndalojnë lirinë e shprehjes se mendimeve të tij.

“Avokati i Fatmir Limaj-t po dëshiron më paditë për shpifje për dyshimet që i kom ngrite mbi keqpërdorimet n ‘Autostradën “Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Me këso lloj kërcënimesh këta lë ta harrojnë që mundën me ndalu shprehjen e mendimeve të lira n ‘ketë vend”, ka shkruar Hoxha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit