Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se po e dorëzon Kosovën, Vuçiq përmend në Kuvend edhe një deklaratë të deputetit Haki Abazi, të dhënë në emisionin “DPT te Fidan Jupolli” në T7 para pak ditësh, kur thotë se “Asociacioni është bërë lak në fytin e Kosovës”.
“Se sa keq kemi negociuar në Bruksel tregon edhe deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili i është gëzuar aksionit tuaj dje në Kuvend dhe iu ka mbështetur, si dhe ju ka financuar, duke thënë se Asociacioni është lak në fyt për Kosovën”, ka thënë Vuçiq.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Abazi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015, ku hyn edhe formimi i Asociacionit, është bërë lak në fytin e Kosovës./Express
VUČIĆ STAVIO OMČU OKO NEZAVISNOG KOSOVA!
Vučić odgovorio Radmili Vasić iz Dveri:
“Kažete da smo loše pregovarali oko KiM! Toliko loše da je danas Kurtijev poslanik Haki Abazi, rekao da je sporazumima iz Brisela, posebno onom koji se tiče ZSO, “Kosovu stavljena omča”!” pic.twitter.com/QtZ27xn9oN
— Detektor laži (@LaziDetektor) February 3, 2023