3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

“Edhe boshnjakët në Kosovë duan Asociacion të komunave”

Rekomandime

Gjatë debatit në Kuvendin e Serbisë, ku u diskutua propozimi franko-gjerman, kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usama Zukorliq, ka thënë se disa nga përfaqësuesit politikë të boshnjakëve në Kosovë i kanë thënë se synojnë të ndërmarrin një iniciativë për Asociacionin e komunave boshnjake, në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre.

Zukorliq ka thënë se si vazhdimisht dëgjon se shqiptarët duan një shtet tjetër në Ballkan, Serbia Asociacionin, ndërsa ka pyetur se çfarë marrin boshnjakët e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas tij, boshnjakët në Sreçkë, afër Prizrenit, nuk e kanë gëzuar për të drejtën për të pasur nënkryetar të komunës dhe as për të pasur 10 për qind të të punësuarve nëpër institucione. Ai ka thënë se Komuna e Mamushës që ka 5,000 banorë, e banuar nga turqit, ka marrë statusin e komunës në vitin 2008. Ai ka pyetur pse Sreçka, apo Gora, nuk kanë statusin e komunës.

“Kam biseduar me lidershipin politik të boshnjakëve në atë zonë dhe disa prej tyre më kanë thënë se kanë ndërmend të ndërmarrin një iniciativë për Asociacionin e komunave boshnjake, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet”, ka thënë Zukorliq.

Ai ka thënë se paqja nuk ka alternativë dhe se nuk ka lumturi pa paqe, prandaj grupi i tij parlamentar do të japë mbështetjen maksimale në rrugën drejt stabilizimit të marrëdhënieve në Ballkan.

- Advertisement -

“Ky grup parlamentar ju mbështet në stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne shpresojmë dhe besojmë se do të vijë dita kur do të jetë i mundur pajtimi mes popujve të Ballkanit, përfshirë serbët dhe shqiptarët, në bazë të drejtësisë”, ka thënë Zukorliq. /GazaetaExpress

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit