2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Katër pacientë ikin nga Enti Special i Shtimes, “u harruan” nga familjarët (VIDEO)

Rekomandime

Brenda dy ditëve katër pacientë rezidencialë, tre nga ta burra dhe një grua ikën nga Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë në Shtime.

- Advertisement -

Ani se dy prej tyre kanë pasur leje nga punëtori social sa i përket lëvizjeve në kuadër të ri-socializmit, dy të tjerë këtë të drejtë nuk e kanë pasur.

Fillimisht dy u larguan të enjten për të cilët udhëheqësi i kësaj qendre, Miftar Zeneli, tregon se janë të moshës mesatare me gjendje stabile sa i përket shëndetit mendor, të cilët nuk janë agresiv dhe të dhunshëm.

Derisa dy të tjerët që nga ky institucion u larguan të premten, i përkasin moshës rreth 60 vjeç, janë të qetë, të vetëdijshëm për gjendjen e tyre dhe të ndërgjegjshëm, kështu tregon psikiatri Zeneli.

- Advertisement -

Sipas Zenelit, dyshimet janë se këta kanë shkuar tek familjarët, edhe pse nga kontaktet e deritanishme te qendrës me familjet nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

Ndërkaq bëhet me dije se janë pikërisht familjet e këtyre rasteve që janë pak e hiç bashkëpunues me qendrën në Shtime, sa i përket rekomandimeve që këta pacientë t’i kalojnë vikendet në gjirin familjar kur janë në gjendje të mirë dhe vizitave kur ata kanë nevojë.

- Advertisement -

Aktualisht në këtë institucion po trajtohen 63 pacientë, tanimë rezidentë dhe nuk ka vende të lira./Klankosova.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit