Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti i vjen datëlindja (me 10 shkurt mbush 88 vite), kështu që të paktën për një kohë do t’i harrojë të gjitha shqetësimet.
Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, po kalon momente shumë të vështira.
“Jam shumë i sëmurë…
Është shumë e vështirë për mua.
Kjo sëmundje e ndyrë më ka përfshirë.
Po mundohem, po vuaj. Kam shumë dhimbje, kaq”, – tha Çiro për “story.hr”.
“Kanceri u përhap në të gjitha kockat e mia, dhe në vendin më të keq dhe më të rrezikshëm, mëlçinë.
Dhe po shkatërron gjithçka ngadalë.
Mund të vdes në çdo moment”, tha Çiro.