2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ambasadorët Ilir Dugolli e Marko Gjuriq shihen bashkë në një event në Uashington, kush i ftoi?

Rekomandime

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli dhe ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq kanë qenë të martën në një takim në rezidencën e BE-së në SHBA.

- Advertisement -

Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Europian në SHBA shkroi në Twitter se i ka pritur në takim Dugollin, Gjuriqin dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në SHBA, ndërsa diskutimin me ta e cilësoi “tëshkëlqyer”.

“Kënaqësi t’i pres në Rezidencën e BE-së kolegët e mi ambasadorë të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për një diskutim të shkëlqyer me Drejtoren Menaxhuese për Europën, Angelina Eichhorst, në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së të udhëhequr nga Josep Borrell, i cili është në vizitë të nivelit të lartë në DC”, shkroi Lambrinidis.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit