Ka vdekur trajneri i njohur kroat Miroslav ‘Ciro’ Blazevic.
Ish-përzgjedhësi i kombëtares kroate ka vdekur në moshën 87-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Blazevic ndërroi jetë dy ditë para ditëlindjes së tij të 88’të.
Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr shumë skuadra, ku ndër to bënë pjesë edhe Prishtina.
Legjenda kroate kishte qenë trajner i bardhë e kaltërve kohën kur tani klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë (1985).
Suksesi më i madh i tij llogaritet të jetë në 1998 ku me Kroacinë kishte arritur të pozicionohet në vendin e tretë në Kupën e Botës në Francë.
Ndërkaq, në nivel klubesh me Dinamo Zagreb kishte korrur sukseset më të mëdha.