Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka pritur sot në Bruksel presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Metsola ka publikuar në profilin e saj zyrtar një fotografi me presidentin ukrainas ku në prapavijë shihet ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.
- Advertisement -
“Së bashku, për liri, paqe dhe fitore”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se në vitin 1998 Parlamenti Evropian Ibrahim Rugovën e kishte laureuar me çmimin Sakharov.