1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryeministri Kurti fIet për pIanin franko-gjerman, i dërgon një mesazh Serbisë!

Rekomandime

Kryeministri I vendit, Albin Kurtit në një intervistë për Euronews, ka folur për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjet e fundit në vend.

- Advertisement -

I pyetur për dialogun me Serbinë dhe planin franko-gjerman, kryeministri thotë që është një propozim europian dhe se nuk prek sakrificat e gjith atyre që kanë kontribuar në pavarësinë e vendit tonë.

Sipas Kurtit, Serbia dëshiron që ne të mos aprovojmë asnjë propozim dhe të kthehmi shumë vite më parë e të na sheh të pafuqishëm.

“Teksa festojme 15 vjetorin e pavaresisës njëkohësisht do të kujtojmë të gjitha ata që sakrifikuan dhe të gjitha ata që nuk na lejojnë çfarëdo kthimi mbrapa për funskionimin e vendit tonë.Do të kujtojmë Jasharajt, Presidentin Ibrahim Rugova, luftën e UÇK, simbolin e rezistencës Mandelën tonë Adem Demaçin, shumë civilë e fëmijë të pambrojtur të vrarë të pambrojtur dhe shumë kontribuesë të tjerë që kanë sjellë pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Propozimi i BE-së është një propozim që ne e kemi thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. Pra ne nuk mund të shkojmë prapa. Unë përmenda çfarë kemi vuajtur e hequr sepse pikërisht këtë gjë e do Serbia kthimin mbrapa. Nëse shikoni deklaratat e Beogradit zyrtarë ata janë në kërkim të një makine kohore që të na kthejë para vitit 1999 ose para vitit 2008. Pra në Serbi dallohen politikanët në ato që duan të na kthejnë me makinë kohore para vitit 1999 ose para vitit 2008. Por siç e dimë makinë kohor nuk ka. Ne duhet të ecim përpara dhe unë kam konsideruar se plani Franko-Gjerman i mbështetur edhe nga SHBA është një bazë e mirë për këtë gjë.

Andaj kam konsideruar që ky plan franko-gjerman i përkrahrur nga ndërkomëbtarët, dhe ajo se çfarë më ka pëlyqe në këtë tekst është se është propozim evropian, thirret në koncepte universiale dhe ka parime demokratike”, u shpreh kryeministri Kurti për Euronews.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit