Në një intervistë në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se çfarë mesazhi ka për Ramën, kreu i ekzekutivit ka “thumbuar” kryeministrin shqiptar duke thënë se duhet të ketë më pak besim tek presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për shkak të afërsisë së këtij të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Të ketë më pak besim në presidentin që ka marrëdhënie të mira me presidentin despotik rus, Vladimir Putinin” – tha Kurti.
Mes tjerash në këtë intervistë Kurti tha se ende është në shërbim të përpjekjve për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por sipas tij, në kushtet aktuale dy vendet duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet marrëveshjeve.
Kryeministri tha se Shqipëria dhe Kosova kanë forcuar marrëdhëniet, duke përmendur disa nga marrëveshjet që janë nënshkruar mes dy vendeve.
“Besoj se thelbi është shumë i mirë, për shkakto mbledhjeve të fundit të qeverive tona kemi bërë 41 marrëveshje që është gati çereku që është i 171 marrëveshjeve qe ka bërë Shqipëria dhe Kosova. kemi patur mbledhjen e Kuvendeve. Jemi bërë duke bërë hapa gjigand për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Kosova tash bën çdoganimin në Durrës dhe Porto Romano deri tek skaneri i cili është zvogëluar prej 100% në 10%”, – tha Kurti.