1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjosa Osmani ka përgjigje të prerë për bashkimin kombëtar

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për median katalonase “El Periodico” ku ka folur për shumë tema rreth shtetit tonë në prag të Ditës së Pavarësisë.

- Advertisement -

Osmani, që në zgjedhjet e fundit garoi si numri 2 në listën e VV-së dhe u bë njeriu më i vtouar në histori të Kosovës, foli edhe për një temë për të cilën subjekti në listën e të cilit garoi e proklamon shumë. Ajo temë është bashkimi kombëtar.

Kur u pyet nga gazetarja e “El Periodico” rreth kësaj teme, ajo tha se e sheh shpalljen e pavarësisë së Kosovës si fillimin dhe fundin e gjithçkaje.

“Ne kemi sakrifikuar dhe punuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe puna ime do të vazhdojë t’i kushtohet vetëm Kosovës së pavarur dhe sovrane. Shpallja e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë fillimi dhe fundi i gjithçkaje që bëj.”, tha Osmani, ka përkthyer Reporteri.

- Advertisement -

Në këtë intervistë, Osmani ka folur edhe për rrezikun e shpërthimit të një lufte të re në Ballkan. Ajo ka thënë se është vetëm një palë që shkaktoi të gjitha luftërat në Ballkan në vitet e 90-ta dhe rreziku vjen vetëm nga Serbia përsëri.

“Ka qenë vetëm një palë që ka shtënë në vitet e 90-ta dhe ka vetëm një palë që po gjuan tani dhe ajo është Serbia. Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Serbia i shërben interesave të (presidentit rus Vladimir) Putin dhe Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor në mënyrë që ne të luftojmë kundër sistemeve të bazuara në vlera që janë Bashkimi Evropian dhe NATO. Sepse Rusia e di, dhe historikisht ky ka qenë interesi i saj, se nëse Ballkani Perëndimor destabilizohet, nuk mund të ketë një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore.”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit