11.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Osmani në parakalimin e FSK-së dhe Policisë: Këto vajza e djem janë pasardhësit e UÇK-së

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ushtarët FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Në parakalimin e Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Osmani ka thënë se Kosova është e shenjtë dhe si e tillë duhet të ruhet.

Presidentja Osmani ka thënë se periudha nëpër të cilën po kalon Kosova ka shumë sfida, shkaku i krizave globale.

- Advertisement -

“Vajzat dhe djemtë e policisë sonë do të parakalojnë edhe në sheshin e Ibrahim Rugovës, i cili po na shikon nga lart dhe është shumë krenar. Këta vajza e djem janë pasardhësit e UÇK-së që e mbrojtën dhe e formuan shtetin tonë. Një falënderim shumë i madh shkon edhe për miqtë tanë. Faleminderit ShBA-së, aleatit tonë të përjetshëm. Faleminderit të gjitha shteteve të NATO-s dhe shteteve tjera mike të Kosovës”, ka thënë Osmani

“Periudha që po kalon shteti jonë me sfida dhe kriza globale. Republika jonë është e shenjtë dhe duhet ta ruajmë si të tillë. Republika e Kosovës është e përjetshme. Zoti e bekoftë ushtrinë dhe policinë tonë, zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët”, u shpreh Osmani./EO/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit