4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Detaje nga aksioni ‘Brezovica’ që goditi në “kokë të krimit”, aty kanë viIa edhe Enver Hoxhaj dhe dy vëIIezërit e Hashim Thaçit

Rekomandime

Shumë politikanë e biznesmenë në Kosovë janë tronditur me aksionin Brezovica ku u konfiskuan edhe 75 vila super luksoze të politikanëve.

- Advertisement -

Ndër 75 vilat e sekuestruara përkohësisht nga Gjykata e Pejës janë edhe vilat e 3 gjyqtarëve, ku bëhet fjalë për vilën e kryetarit të Gjykatës së Ferizajt, Mustafë Tahirit, pastaj gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi, si dhe gjyqtari tjetër, Bashkim Hyseni.

E luftimin e krimit të organizaur dhe korrupsionit në këtë formë po e kërkon eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, Qeveria nuk duhet të ndalet por “të godas në kokën e krimit”, pavarësisht se kush është aty.

- Advertisement -

Tërnava thotë se aksioni i brezovicës e bindi popullin e Kosovës se kjo qeveri paska guximin që t’i luftoj edhe ato krime që i kanë krye të mëdhenjtë e këtij shteti.

Sipas tij, këtë elektorati në zgjedhjet e radhës duhet ta ketë parasysh këtë fakt, dhe prapë t’i jep votën kësaj qeverie për një qeverisje tjetër në ardhje.

- Advertisement -

“Kjo sepse duhet ta vazhdoj luftimin e krimit të organizuar, dhe ky vend njëherë e mirë të spastrohet nga ato krime që i kanë krye ata të fortit e shtetit, e që deri më sot nga qeveritë mëhershme, asnjëherë nuk janë interesuar që ta luftojnë krimin e organizuar sepse edhe vetë ishin pjesëmarrës në ato krime”, thotë Tërnava.

Ai pohon se qytetarët po shpresojnë se Qeveria aktuale nuk do të ndalet dhe të vazhdoj luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Qytetarët po presin që nga veprimet ligjore gjithandej Kosovës, krimi në Kosovë do ta merr goditjen më të madhe deri më tani, sidomos lidhja kriminale e politikës, bizneseve të pista dhe sistemit të kapur të drejtësisë, pas finalizimit të fazës së parë të hetimit të aferës se vilave në Brezovicë, e ku gjykata me kërkesë të Prokurorisë Speciale, e ka aprovuar kërkesën e cila urdhëron sekuestrimin e përkohshëm të 75 vilave në Brezovicë”, shton ai.

Hajrullah Tërnava

Eksperti thotë se, tashmë nuk ka asgjë sekrete dhe të pa njohur për opinionin publik.

“Lista prej 75 pronave të sekuestruara përmban edhe emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë, por tashmë ajo listë mban edhe vulën e gjykatës dhe vendimin e sekuestrimit deri në përfundim të hetimit të detajuar dhe gjykimit”, pohon ai.

Sipas shkresave të lëndës së gjykatës, këto vila të sekuestruara rezultojnë se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”.

“Ajo që bie në sy në këtë listë janë tre gjykatës të Ferizajt, të cilët janë gjykatës nga të trija nivelet e gjyqësorit. Të tretë fillimisht kanë blerë parcela në vitin 2016, ndërsa në vitet e fundit kanë ndërtuar vila. Fjala është për Mustafë Tahirin, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hysenin ish-Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit, si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme. Të tre këta gjykatës, pronat i kanë blerë bashkë në vitin 2016, në sipërfaqe 2.84 ari, respektivisht 2.4 ari me një çmim prej 6 mijë euro secili”, tregon Tërnava.

Sipas tij, tre gjykatësit, kanë konfirmuar sekuestrimet e vilave të tyre nga Prokuroria, dhe kanë deklaruar se blerjen e pronave e kanë bërë përmes procedurave ligjore dhe dokumenteve të organeve kompetente, njëjtë edhe për vilat i kanë deklaruar se janë ndërtuar me leje të organit përkatës.

“Sipas ligjit, në këtë zonë zyrtarët nuk kanë mundur në asnjë formë të lëshojnë leje ndërtimi, pasi ndalohet ndërtimi me ligj. Sekuestrimet e këtyre pronave, sipas dokumenteve, rezulton se janë bërë duke u mbështetur në Kodin e Procedurës Penale”, pohon ai.

Tërnava përmend se prona aty kanë edhe Enver Hoxhaj dhe dy vëllezërit e Hashim Thaçit.

“Ndër politikanët që figurojnë në listën e publikuar janë edhe Enver Hoxhaj, dy vëllezërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe një numër i madh i biznesmenëve, përfshirë edhe personat e arrestuar gjatë aksioneve në Brezovicë, por ajo që bie në sy dhe pritet më interesim në vazhdim të procesit, mbetet mënyra se si do të procedohet dhe finalizohet procesi e procedura me pronat e figurave nga sistemi i drejtësisë, atyre që janë të vendosur dhe të thirrur për ta respektuar dhe zbatuar ligjin” thotë ai.

“Trimëria e luftimit të krimit të organizuar e kësaj qeverie, popullatës po ia kthen dinjitetin me shtimin e besimit se paska të tillë që e duan këtë vend, dhe në çdo mënyrë do ta pastrojnë Kosovën nga krimet që e kanë ngulfatur Kosovën në tërësi dhe e kanë izoluar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare të botës, dhe me një luftim të tillë Kosovës prapë do ti kthehet dinjiteti i saj”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Së fundi, prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, ka ngritur aktakuzë edhe ndaj 12 personave tjerë, që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, marrje e dhënie ryshfeti e armëmbajtje pa leje.

Listës i prin ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, duke u pasuar nga Dimitrije Recicevic, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajrami dhe Dragomir Milosavljeviq, të dy si inspektorë komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Sasha Milosavleviq si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Arben Çitaku, në cilësinë e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi si kryeinspektor në MMPH, Mustafë Hyseni si shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH, Hysen Ajdini si investitor, Raif Bajrami, shefi i Inspekcionit në Komunën e Shtërpcës si dhe Sasha Spasiq e Jadran Kostiq./bota sot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit