-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vuçiq: Kosova po planifikon të blejë 100 autoblinda, do të armatosemi

Rekomandime

Serbia do të investojë më shumë para në ushtrinë dhe industrinë e saj të mbrojtjes.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës ndërkombëtare të mbrojtjes në Abu Dhabi.

- Advertisement -

Vuçic po ashtu ka thënë se Serbia ka planifikuar që në vitin 2023 dhe 2024 të prokurojë 200 armë të rënda të prodhimit vendas, të cilat arrijnë në 300 milionë euro.

Vuçiq tha se armët serbe kanë zgjuar interesim të madh edhe në Abu Dhabi, duke theksuar se për zbatimin e këtij plani ka biseduar edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministrin e Financave, Sinisa Mali.

Duke komentuar atë që ai e cilësoi si armatim të shfrenuar në mbarë botën, Vuçiq tha se Kosova po planifikon të blejë edhe 100 automjete të blinduara deri në fund të vitit, pjesërisht nga donacionet, që sipas tij është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kosovës të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -

Sipas presidentit të Serbisë, bota nuk ka parë një armatim kaq intensiv të paktën në 70-80 vitet e fundit./Euronews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit