Arta Boshtraj-Dehari, gruaja e Astrit Deharit ka reaguar ndaj Dradan Molliqajt, cili ka folur mbi vizitat sa ishte Astrit Dehari në burg.
Ajo ka thënë se ajo çfarë ka deklaruar Molliqaj që asnjë nga zyrtarët e Vetëvendosjes nuk e kanë vizituar Astritin në burg dhe familjen në shtëpi nuk janë të vërteta.
“Edhe sa për marren që e përmendi e sa për dhimtën që e kanë familja, juve si shokë të Astritit që keni qenë veq pak me ju pas dhimt shoku siç edhe po thirreni, kishi nejt në Lëvizje atë kohë kur edhe rasti ka qenë në vitin e parë të hetimeve, e ndoshta kjo do të kishte ndihmu që të zbardhej rasti edhe më herët”, shkruan ajo.
Shkrimi i plotë:
Per hir te korrektsise qe u permend nga Dardan Molliqaj sot ne emisionin Rubikon, sa i perket vizitave ne burg sa ishte Astriti qe asnje nga zyrtaret e Vetevendosjes nuk e kane vizituar Astritin ne burg dhe familjen ne shtepi nuk jane te verteta.
Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit.
Po Dardani, duhet me pase parasysh qe keto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg.
Edhe sa per marren qe e permendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Levizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret.