Avokati Tomë Gashi i është përgjigjur padisë së ish-prokurorit Sylë Hoxha ndaj tij.
Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.
Siç tha ai, këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës, përcjell klankosova.tv.
”Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha ai.
Ndërkohë Gashi ka thënë në emisionin DPt te Fidani në T7 se ai ka ngritur kallëzim penal ndaj Hoxhës shumë kohë më parë.
“Lej kto padi që i bëjnë për shpifje. Nuk e konsideroj fare këtë far pune.. Unë merrna me cështje shumë të rëndësishme. Le të padit. Unë kam kallëzim penal ndaj tij. Ai është nën hetime”, tha ai.
“Skam nevojë me i komentu. Është denigrim i jemi me ja përmend emrin. Le përrallat e tij. Atij cka duhet me i thon ja ka thanë nëna e Astrit Deharit. Lej këto përralla”, shtoi Gashi.