Një serb është ndaluar nga policia në fshatin Bistricë.
Ai ishte futur në Kosovë duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.
- Advertisement -
Në veturën e tij janë gjetur rreth 1 mijë e 200 zogj të pulave.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, shkruan raporti 24 orësh i policisë.