1.3 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Avni Dehari demanton keq deputeten e Vetëvendosjes

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka shkruar para disa minutash se kolegu i saj, Avni Dehari, la sallën, pasi nuk mundi ta durojë deklaratën e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës, për djemtë e tij të vdekur, Arbënor dhe Astrit Dehari.

- Advertisement -

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Por, deputeti Dehari, në një deklaratë për Indeksonline, e ka mohuar se deklarata e Berishës për djemtë e tij u bë sebep i largimit nga senaca e sotme e Kuvendit.

“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, ka thënë ai, siç e citon indeksonline.

- Advertisement -

Në fjalimin e tij, që nxiti reagime nga VV-ja, Berisha akuzoi partinë në pushtet se e ka në interes të mos e zbardhë rastin e vdekjes së Astrit Deharit, që më 2016 u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit