Rusia ka ndaluar furnizimet me naftë për Poloninë, ka njoftuar firma e naftës polake.
Kompania më e madhe polake e naftës PKN Orlen ka ndaluar marrjen e naftës përmes tubacionit Druzhba nga Rusia, ka thënë shefi ekzekutiv i saj Daniel Obajtek.
Megjithatë, ai në një postim në Twitter ka thënë se po arrijnë t’ia dalin me furnizime dhe se ishin të përgatitur për këtë vendim të Rusisë, shkruan The Guardian.
“Ne po sigurojmë në mënyrë efektive furnizimet. Rusia ka ndërprerë furnizimet për Poloninë, për të cilën ne jemi të përgatitur”, tha ai.
Orlen tha se mund të furnizojë plotësisht rafineritë e saj nëpërmjet detit dhe se konsumatorët nuk do të preken nga ky vendim.
Tubacioni Druzhba, i cili furnizon me naftë Poloninë dhe Gjermaninë, si dhe Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, u përjashtua nga sanksionet e BE-së për të ndihmuar vendet me mundësi të kufizuara për dërgesa alternative.
Nafta ruse përbën rreth 10% të furnizimit polak pasi Varshava ndërpreu importet pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.
Skutecznie zabezpieczamy dostawy surowców. Rosja wstrzymała dostawy ropy do Polski, na co jesteśmy w pełni przygotowani. Z Rosji pochodziło już tylko 10% surowca i zastąpimy go ropą z innych kierunków. To efekt dywersyfikacji, którą przeprowadziliśmy w ciągu ostatnich lat.
1/2— Daniel Obajtek (@DanielObajtek) February 25, 2023