1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A do të japë dorëheqje nesër Albin Kurti

Rekomandime

Nesër është Dita D për marrdhëniet Kosovë-Serbi. Nesër në Bruksel ndahet shapi nga sheqeri. Ose duhet pranuar plani franko-gjerman, ku përfshihet edhe Asociacion Zajdenica ose duhet pranuar izolimi total ndërkombëtar nga pala refuzuese.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti e ka bërë të qartë që do ta pranojë planin franko gjerman që nuk parasheh njohje, por normalizim raportesh dhe ecje për Kosovën përpara në mekaniznat ndërkombētar. Gjasat janë që ky plan ta trasojë edhe rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO nē afat të shkurtër, e në BE në afat më të gjatë.

Por, secila karrotë ka edhe shkopin. Ai është asociacioni apo zajdenica, siç e quante Kurti doherë. Ai duhet të përfshihet në marrëveshje.

Kryeninistri ka qëllim tia ndërrojë emrin. Pjesë e strategjisë qeveritare sipas burimeve të Kosova ime, ishte përfshirja e Mamushēs në kuadër të Asociacionit në mënyrë që ai të merrte karakter multietnik. Pikërisht për këtë, kryeninistri Kurti kishte udhëtuar drejt Stambollit para disa ditësh ku u takua me presidentin e Turqisë, Erdoganin. Pasi Mamusha përbëhet nga komuniteti turk, ishte parë që më së lehti mund ti bindëte i pari i Turqisë.

- Advertisement -

Por, me Asociacionin ka telashe përsonale vet Kurti. Ai ishte pikërisht kundërshtari numër një i saj.

Prandaj, nesēr gjasat janë reale që Kurti ta nënshkruajë marrëveshjen dhe të japë dorëheqje posa të kthehet në Prishtinë, në mënyrë që formimin e Asociaciinit t’ia lë në duat një qeverie teknike, e cila do të sjërbente si qeveri kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

- Advertisement -

Asociacionin edhe ashtu e kishte pranuar Hashim Thaçi në cilësi të kryeministrit sa ishte edhe lider i PDK’së, ndërsa e kishte nënshkruar Isa Mustafa si kryeministër dhe lider i LDK’së në atë kohë.

Si do të rrjedhin ngjarjet, do të dihet tek nesër./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit