Florian Biber, kreu i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, thotë se ka rrezik që marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë e pabalancuar.
Rrjedhimisht sipas tij kërkesat serbe merren shumë parasysh.
“Gatishmëria për t’iu përgjigjur kërkesave të Serbisë dhe jo të Kosovës është më e madhe. Kjo rrit rrezikun e një marrëveshjeje të pabalancuar”, ka beson Biber.
Ai në një deklaratë për median “der Standard”, ai ka thënë se Rusia përpiqet vazhdimisht që ta rrisë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
Ka shtuar se kjo po ndikon që Serbia të bëhet gjithnjë e më nacionaliste.
Pos tjerash ai ka folur edhe për planin franko-gjerman, sipas tij ky plamn do t’i hapte rrugë Kosovës në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare.
“Mendoj se nisma që synon t’i japë një dinamikë të re procesit është më se e mirëpritur. Nuk i dimë të gjitha detajet. Ekziston një ide e shtyrjes së njohjes së Kosovës nga Serbia, dhe në të njëjtën kohë po mundohen t’i hapin rrugën anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ne kemi parë lëvizje në atë drejtim, sidomos kur është fjala për Këshillin. të Evropës. Pra, e gjithë kjo flet për veprim të frytshëm”, tha Bieber.
Ai e sheh pozivitivisht nënshkrimin e këtij plani, duke thënë se i hap rrugë të reja dialogut.
“Mendoj se nuk kemi të bëjmë me diçka konkrete, me një zgjidhje konkrete që mund të pranohet apo refuzohet. Ne jemi më shumë të shqetësuar për një grup idesh, ndoshta të pamjaftueshme, por që shërbejnë për fazën e ardhshme të dialogut dhe meqenëse Kosova ka interes që dialogu të përfundojë sa më shpejt dhe e ka treguar atë gatishmëri, besoj se do të mos e kundërshtojnë këtë orientim të ri të dialogut”, ka deklaruar ai.
Gjatë ditës së sotme në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Plani franko-gjerman do të jetë çështja e diskutimit.