LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohen pagat me rritje

0
115

Janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.

Lajmi është bërë i ditur për Paparacin nga Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë.

Udhëheqësit e sindikatave janë shprehur të shqetësuar sot me procesin e ekzekutimit të pagave për shkak të vonesave në nënshkrimin e Listave të Pagave në institucione.