1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rriten për mbi 60 përqind investimet direkte nga Gjermania në Kosovë, sektorët ku u investua më shumë

Rekomandime

Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania në Kosovë kanë shënuar rritje për mbi 60 përqind në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

- Advertisement -

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove. Në vitin 2021, këto investime kanë qenë në vlerë 122 milionë euro.

Sipas Odës, aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë.

“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%”, thuhet në njoftimin e Odës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit