1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Këngëtari Ardijan Rusta e ofendon rëndë Ganimete Musliun, votuesit e saj i quan kafshë

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tash e disa mandate votohet masivisht në rajonin e Drenicës.

- Advertisement -

Kritika që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pasur ndaj kryeministrit Albin Kurti në seancën parlamentare të enjtes, nuk iu ka pëlqyer aktivistëve dhe përkrahësve të partisë në pushtet.

Këta të fundit, kanë nisur një fushat të ulet fyerje ndaj deputetes, e cila tash e disa mandate votohet masivisht në rajonin e Drenicës. Ata nuk kanë kursyer as fyerjet me të ulëta ndaj deputetes Musliu dhe rajonit nga vije ajo. Këto fyerje janë konsideruar si racizëm kulturor.

Një përkrahës i Albin Kurtit dhe VV-së me emrin Floren Rizvanolli e ka quajtur kafshë deputeten e PDK-së.

- Advertisement -

“Mos kofsha n’lëkurë të atij rojes të cilit i ka ikë Ganja prej kopshtit zoologjik”, ka shkruar Rizvanolli në profilin e tij në “Facebook”.

Në këtë status kanë shpërthyer edhe fyerje më të rënda ndaj Musliut.

Këtu, përkrahësve të Albin Kurti nuk iu kanë mjaftuar vetëm fyerjet ndaj deputetes Ganimete Musliu.

Disa prej tyre kanë fyer rëndë edhe votuesit e saj, duke i quajtur kafshë.

- Advertisement -

Një epitet të tillë për votuesit e deputetes Musliu e ka dhënë këngëtari Ardijan Rusta.

“Ty e kqyr ket skeq të piqkinDimes, pi paramendoj qfarë kafsh jon ata që ja kan jep kësaj votën”, ka shkruar këngëtari Rrusta në statusin e Rizvanollit.

Postimin e Rizvanollit dhe komentin e këngëtarit Rrusta e kanë dënuar shumë opinionist.

Analisti Bardhyl Meta këto pretendime i ka quajtur mjerim.

“Demek, krejt çka ke thanë pėr Ganen — osht katundare, çfare t‘drejte ka kjo me folë? Mjerim‘”, ka shkruar Meta.

Por, fyerjet e këngëtarit Rrusta kanë vazhduar edhe pas komentimit të Metës.

Rrusta ka thënë se femrat si Musliu gjatë mesjetës i kanë djegur.

“Qeso “Femnash” ne mesjete i kan quajt Ëhich, e jo katundare,e kan perfundu ne turen e druve.”, ka komentuar Rrusta.

Në këtë debat është kyçur edhe analisti Halil Matoshi, i cili ka dënuar ashpër fyerjet e Rizvanollit dhe Rrustës.

Sipas tij, këto fyerje janë racizëm kulturor.

“Konsulto literaturën, kjo qe e thu për zonjën Musliu âsht racizëm kulturor dhe mâ e keqja e thu tue mbrojtun Kryeministrin,i cili âsht i veshun me fuqi kundruell nesh dhe âsht fakt se i ka çu krahët si kaçubet (si Shqiponjën?) tue hedhun gas në institucion të shtetit edhe i ka ndrru të gjitha qendrimet (metaforë shqiptare âsht kjo e qërshiave); Nëse Ganja po bâjka me u përqesh nga ti, pse nuk bâjka me u përqesh kryeministri (ti po thu fyemje por metafora nuk â fyemje!) në shtetin ku garantohet fjala e lirë. Liria e shprehjës! Ganja përqeshet me stereotipin për Drenicën, që âsht në në thelb racizëm kulturor! Sepse habitati nga ku ka dalë “kafsha” jote e preferueme me u stigmatizu, simas teje âsht Drenica. Krejt na kemi dalë nga nji kopsht zoologjik, nëse thirremi në darëinizëm!”, ka komentuar Matoshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit