Sabiani është rikthyer për të dytin vit në Big Brother. Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij dhe Kristit.
Ndërkohë ajo që u vu re ishte momenti që Sabiani hyri në shpi dhe vendi ku u ul ishte pikërisht mes Keisit dhe Kristit.
Ai tashmë është banori më i ri në shtëpi. Ndonëse skeptik nga ekrani, do shihet në shtëpi se si do sillet ai përballë kësaj situate. Takimi i Sabianit me Keisin ka qenë plot lot dhe emocione. Keisi mësoi reagimin e babait për lidhjen me Kristin dhe situata u bë mjaft e sikletshme.
Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të dhe se e kishte porositur që jashtë.
Sabiani: Ma ke thyer besimin. Rrëshkite. Nuk ke pse bie pre e askujt. Ki besim te gustot e mia.