Debati mes Xhuli Nurës dhe Vedat Bajramit ka vazhduar edhe mbrëmë (e hënë) në ‘Darkën e të Nominuarve’.
Modelja nga Drenica kërkoi nga humoristi shqiptar që t’i kërkonte falje për epitetin ‘komandante Dubai’.
Një gjë e tillë nuk u pranua nga ish-ylli i grupit “Stupcat”, pasi sipas tij nuk ka thënë ndonjë gjë të keqe.
“Dubai është qendër botërore. Londra i ka eskortat shumë më të avancuara”, tha Bajrami.
“Absolut nuk e kam pasur me të ofendu ty. Nuk kam pasur kurrfarë qëllimi. Të kam thënë direkt. Të kisha ofenduar diçka, të kisha kërkuar falje. Po do të bësh diçka pa dëshirën time. Nuk të kam ofenduar për të kërkuar falje”, vazhdoi më tej ai.
Përkundër insistimit të Xhulit, Vedati e potencoi disa herë se nuk e ka ofenduar dhe se nuk ka nevojë që të kërkojë falje.
Nura nga ana tjetër i kërkoi falje publike që e quajti frikacak për mospjesëmarrjen në luftë.