Opinionisti Lulzim Peci ka ndarë një ngjarje që kishte ndodhur 25 vjet më parë, pas masakrës së Familjes Jashari.
Ai ka treguar se pas masakrës në Prekaz, ish-presidenti francez Zhak Shirak e kishte ftuar ish-presidentin Ibrahim Rugova të shkojë për vizitë në Paris. Megjithatë, siç ka thënë Peci, Rugova nuk kishte pranuar por e kishte ftuar Shirakun që ta vizitojë Kosovë për të parë krimet që po ndodhnin.
“Si sot me kujtohet kur pas masakres ne Prekaz, Presideti Shirak e ftoi Presidentin Rugova te shkoj ne vizite ne Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi ne vizite ne Kosove Shirakun qe te shoh me syte e tij se cfare eshte duke ndodhur ne vendin tone”, ka shkruar ai.
“Lavdi themeltareve te shtetit te Kosoves qe iken nga kjo bote, para se te jetesohet pavaresia e vendit tone!”, ka shtuar Peci.