Një punëtor është rrahur nga shefat e lokalit ku ai punonte në objektin e “Prishtina Mall”. Dy pronarët e lokalit që raportet të jenë vëllezër kanë rrahur punëtorin e tyre me grushte e mjete te forta si çekan viktimën. Pas sulmit punëtori ka marr trajtim mjekësor në QKUK.
Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën për punët e kryera. Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore. Kështu thuhet në raportimin e Sinjalit.
Ndërsa, pas publikimit të këtij lajmi në Gazetën Insajderi, lexuesit kanë vërshuar me komente.
“Ende pa u qel mire ja nisen me te rreme” , thuhet në një koment.
Rasti është raportuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës.
“· Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 06.03.2023 – 11:35. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Palët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.