Lajm i mirë, Këshilli i Ministrave të BE-së nesër pritet ta aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën

    0
    60

    Këshilli i Ministrave të BE-së, do të mblidhet nesër, ku në rend të ditës është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

    “Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.

    Kujtojmë se Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

    Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

    Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

    Në faqen e ETIAS-it nuk janë dhënë arsye për shtyrjen e këtij vendimi.