10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

lnteligjenca amerikane tregon se nga kush u krye suImi ndaj Nord Streamit

Rekomandime

Inteligjenca amerikane ka thënë se një grup pro-ukrainas ishte përgjegjës për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream dhe se sulmi u krye pa dijeninë e autoriteteve ukrainase, raportoi Nju Jork Times, duke cituar zyrtarë amerikanë që donin të mbeteshin anonimë. Ata theksojnë se nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm.

- Advertisement -

Zyrtarët amerikanë thanë se nuk kishin prova se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe lidershipi më i lartë ushtarak ishin të përfshirë në operacion, ose se autorët po punonin me urdhër të ndonjë zyrtari ukrainas.

Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer akuza për shpërthimet në një tubacion gazi që lidh Rusinë dhe Evropën Perëndimore. Në momente të caktuara, Rusia pretendoi se Uashingtoni dhe Londra ishin përgjegjëse për sabotazhin.

Gazetari investigativ amerikan dhe fitues i çmimit Pulitzer, Seymour Hersh, publikoi një artikull në fillim të shkurtit në të cilin deklaroi se SHBA-ja qëndronte pas sabotazhit dhe se sulmi u krye me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden.

- Advertisement -

Nju Jork Times raporton se zyrtarët amerikanë thanë se të dhënat e fundit të inteligjencës tregojnë se sulmi u krye nga kundërshtarë të presidentit rus Vladimir Putin, por ata nuk specifikuan se cilët ishin anëtarët e atij grupi, apo me urdhër të kujt u krye operacioni ose kush e financoi.

Edhe pse më herët kishte spekulime se Moska mund të ishte përgjegjëse për shpërthimet, megjithëse nuk ishte e qartë pse do të shkatërronte tubacionin e saj të gazit dhe do të parandalonte një tregti fitimprurëse, zyrtarët amerikanë tani pohojnë se nuk ka prova për përfshirjen e autoriteteve ruse në sulm.

- Advertisement -

Zyrtarët e njohur me inteligjencën thanë se autorët besohet të jenë të kombësisë ukrainase ose ruse, ose se grupi është i përzier. Ata shtojnë se asnjë amerikan apo britanik nuk ishte i përfshirë në aksion.

Besohet se eksplozivët janë vendosur në fund të Detit Baltik nga zhytës me përvojë, të cilët nuk janë zyrtarisht pjesë e strukturave ushtarake apo të inteligjencës. Megjithatë, ka mundësi që shteti t’u ketë ofruar atyre trajnime të specializuara.

Nju Jork Times shkruan se çdo lidhje e Ukrainës me sabotazhin, drejtpërdrejt ose tërthorazi, mund të shqetësojë marrëdhëniet “delikate” midis Kievit dhe Berlinit dhe se mbështetja e publikut gjerman, i prekur nga kostot e larta të energjisë, do të zbehet.

Një zëdhënës i CIA-s nuk pranoi të komentojë mbi gjetjet e marra nga The Nju York Times.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare ka thënë se pyetjet në lidhje me gazsjellësin duhet t’u referohen autoriteteve evropiane, të cilat po kryejnë hetimet e tyre.

Tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 shtrihen nga qyteti rus i Lubmin në Gjermaninë verilindore. I pari kushtoi më shumë se 12 milionë dollarë për t’u ndërtuar dhe përfundoi në vitin 2011. Nord Stream 2 nuk u vu kurrë në punë për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit