Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosoës, ka dhënë një deklaratë interesante. Në Context të ATV-së, z. Konjufca ka thënë se Serbia nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen evropiane.
Madje, ai ka thënë se Serbia do ta peshojë njohjen de facto të Kosovës, duke deklaruar se mund të themelohet një forum.
“Serbia nuk do ta pranojë këtë, sepse ajo i qetë në peshore. Sa peshon me njoftë Kosovën de facto dhe pas njohjes de facto, cila janë perspektivat e Serbisë, çka mundet me fitu Serbia? Cfarë lloj të mekanizmit në Kosovë? Unë mendoj që mundet me kriju një forum të komunave serbe, ku ata mbledhen dhe folin për problemet e tyre” – tha Konjufca.
Edhe gazetari u befasua nga kjo çka tha Konjufca, aq sa e shtroi një pyetje.
“A është gjetje e juaj kjo?” – pyeti gazetari Leart Hoxha.
“Forumi a? Unë mendoj që edhe Asociacioni jonë, ky që e kemi ne, a e ke pa mbledhen aty, ata nuk e kanë asnjë kompetencë të Qeverisë nuk e kanë.” – deklaroi Konjufca.