9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kryetari i Shtërpcës tregon pse po iu duhet serbëve Asociacioni

Rekomandime

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është “çështje jetësore” për serbët, ka thënë Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ndërsa shtoi se “do të ketë fuqi që kanë të bëjnë me ekonominë dhe organizim jetësor”, raporton Insajderi.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, “flet se si Asociaiconi nuk do të ketë fuqi të veçanta” por se për serbët “Asociacioni që është nënshkruar në Bruksel” do të ketë President, Kuvend, organe këto “të cilat do të vendosin për jetën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

“Kushdo që ka diçka kundër kësaj, ka diçka edhe kundër jetëve të serbëve në këtpo zona. Nuk mund të flisni për Asociacionin në mënyra të ndryshme vetëm se është një temë me të cilët mund të sulmohet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ai, siç e citoi televizioni publik i Vojvodinës, përcjell Insajderi.

“Paramendojeni sikur Prishtina, me një lëvizje të njëanshme më shumë, zhbën, për shembull, transaksionet e pagesave, dhe Asociacioni parasheh financimin nga Serbia qendrore përmes Asociacionit, dhe kjo është çështje jetësore, më lejoni të shtoj edhe shëndetësinë, potencialet ekonomike që sot nuk mund t’i shfrytëzojmë si qendra e skijimit në Brezovicë. Të gjitha këto janë fondamentalisht të rëndësishme”, ka thënë Jevtiq

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit