Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Kurti ka thënë se ai ishte i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit dhe filmi më i dashur i tij ishte Andrei Rublev i Andrei Tarkovskyt.
Kurti ka theksuar se urdhërdhënësit e vrasjes së Gjingjiqit nuk u zbuluan kurrë.
“Atentatorët që vranë ish kryeministrin serb më 12 mars 2003, Zvezdan Jovanoviq – Zmija dhe Milorad Ulemek – Legija, përfunduan në CZ të Beogradit të dënuar me nga 40 vjet burg, por jo edhe urdhërdhënësit të cilët nuk u zbuluan kurrë (ndoshta pse diheshin ngahera). Këta të dy janë edhe kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët, e bashkë me Goran Radisavljeviq – Gurin, thuhet se janë edhe pjesëmarrës në shtet-rrethimin e Jasharëve në Prekaz. Krimi i organizuar, krimet e kryera gjatë luftës dhe diktatura shoviniste ecin bashkë”, ka shkruar kryeministri.
Postimi i plotë: