I thonë Sibdroma e Stokholmit, ta duash e ta lartësosh atë që të abuzon.
Njëjtë veproi sot edhe Albin Kurti ndaj isht kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
Gjingjiq ishte zgjedhur në janar të 2001 kryeministër i Serbisë dhe e la Albin Kurtin të torturohej burgjeve serbe për gati 1 vit, për tu liruar tek në dhjetor të vitit 2001.
Ai ishte i burgosur politik dhe sipas dëshmive të tij dhe dëshmive të të burgosurve tjerë ai ishte toeturuar vazhdimisht në burg. Por, ai këtë periudhë e quan të vetmen demokratike në Serbi.
“Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci. Me qeverisjen e Zoran Gjingjiq, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pat mbërrirë në 3/4 e popullsisë së Serbisë, kurse tani ajo ka rënë te 1/3”, ka shkruar Kurti
Sipas Kurtit, Gjingjiq nuk bashkëpunoi asnjëherë me Milloshevicin.
“Gjingjiq ishte demokrat në rrethanat e asaj kohe ndërkaq për nga formimi intelektual e orientimi filozofik, edhe kur ka lëvizur a ndryshuar, ishte tejet i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit së cilës ia kishte borxh mendimin kritik të qëndrimit opozitar. Teksa admironte ‘aksionin komunikativ’ të Jürgen Habermas, filmi më i dashur i tij ishte “Andrei Rublev” i Andrei Tarkovsky-t”, ka shkruar kryeministei Kurti.