-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Eksperti amerikan mbështet kryeministrin: Kurti po e forcon pozitën e tij – ja kur do shfaqet ‘fytyra e vërtetë’ e Vuçiqit!

Rekomandime

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe persidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.

- Advertisement -

Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes mes dy vendeve.

Skenari i dëshiruar për palën evropiane është që liderët të pajtohen për nënshkrimin e një aneksi të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e saj.

Këtë propozim evropian, Kurti ka pranuar ta nënshkruajë, për dallim nga Vuçiq i cili refuzoi ta bënte këtë në takimin e kaluar.

- Advertisement -

Për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Fillimisht, ai mirëpriti vendimin e Kurtit për ta nënshkruar planin-franko gjerman, ku tha së në këtë mënyrë kryeministri i Kosovës po e forcon pozitën e tij edhe më shumë.

- Advertisement -

“Fakti që kryeministri Kurti ishte gati për të nënshkruar marrëveshjen është i rëndësishëm në vetvete sepse ai duhet të mbajë qëndrim të mirë me BE-në dhe me SHBA-në. Duke vepruar kështu, ai po demonstron gatishmëri për të punuar me dy partnerët më kritikë që i duhen tani dhe për të ardhmen, përderisa pavarësia e Kosovës nuk rrezikohet siç e kam thënë herë pas here në të kaluarën. Në të vërtetë, duke rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes, Kurti vetëm sa po e forcon pozitën e tij më shumë dhe nuk po e dobëson atë në sytë e dy aleatëve më kritikë të Kosovës, SHBA-së dhe BE-së”, deklaroi eksperti amerikan.

Krahas kësaj, Ben-Meir tha se ky propozim është në duar të presidentit serb që njëherë ishte gati ta nënshkruante atë, por më pas u tërhoq.

Mirëpo, shtoi se në rast se nuk e nënshkruan Vuçiqi, nuk do ketë pasoja për Kosovën.

“Tani i bie në dorë Vuçiq, i cili fillimisht deklaroi se ishte gati të nënshkruante marrëveshjen, por më pas u tërhoq. Fytyra e vërtetë e Vuçiqit do të shfaqet kur të takohen sërish, më 18 mars në Ohër, Maqedonia e Veriut. Vuçiq ka interes të brendshëm për nënshkrimin e marrëveshjes, por besoj se ai është nën presion në rritje nga Putini për të mos nënshkruar asnjë marrëveshje të sponsorizuar nga BE dhe ose SHBA. Nëse Vuçiq refuzon të nënshkruajë marrëveshjen më 18 mars, kjo nuk do të ketë pasoja negative për Kosovën”,

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë nuk sheh ndonjë rrezik për tensionim të situatës nëse dështon kjo marrëveshje.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përshkallëzohej në ndonjë mënyrë domethënëse. Kurti duhet të qëndrojë në kurs, duke demonstruar burrë shteti dhe duke rritur besueshmërinë e tij dhe t’ia lërë BE-së dhe SHBA-së të merren me Vuçiqin”, përfundoi Alon Ben-Meir për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit