Pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, reagimet kanë qenë të mëdha.
E për takim ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai u shpreh se ky takim ishte mashtrim dhe humbje e një momenti historik.
Në lidhje me këtë deklaratë profesori nga Parisi, Nezir Kraki i ka reaguar Lumir Abdixhikut.
Kraki ia kujtoi që prodhuesit e Asociacionit janë vet ata në krye me Thaçin dhe Mustafën.
“A mundet dikush me i tregu Lumirit që është kryetar i të njejtës parti dhe minimumi që pritej nga ai ishte distancimi nga vendimet dhe veprimet skandaloze e antishtetërore të saj”, u shpreh ndër të tjera profesori.
Postimi i plotë
Gjumashat e LDK-s ende janë në amnezi kolektive.
Kanë harru që janë prodhuesit e Asociacionit në versionin e republikës serbe dhe nënshkruesit e marrëveshjes grenelliane ku Kosova hiqte dorë nga shtetësia e saj dhe merrte « ndaljen e çnjohjeve » nga Serbia. Janë poashtu prodhuesit e Hashim Thaçit president dhe puçistë të Grenellit me një SMS.
A mundet dikush me i tregu Lumirit që është kryetar i të njejtës parti dhe minimumi që pritej nga ai ishte distancimi nga vendimet dhe veprimet skandaloze e antishtetërore të saj.
Skenderin e Agimin i ka mënjanu nga partia edhe pse ata nuk ishin në origjinë të atyre skandalëve.
P.s. Lumirin e njoh dhe kam respekt për të si person. Këtu po flas veç për Lumirin politik.