10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Trajkoviq suImon Vuçiqin edhe për marrëveshjen e Ohrit: Ka bërë lëshim të madh

Rekomandime

Këshilltarja në Ministrinë për Kthim të Qeverisë Kurti, Rada Trajkoviq, u shpreh se Serbia i ka bërë një “lëshim të pabesueshëm Kosovës” në marrëveshjen e Ohrit.

Sipas znj. Trajkoviq, me marrëveshjen bazë presidenti i Serbisë kishte pranuar se “e drejta e shqiptarëve nga Kosova për vetëvendosje ishte legjitime dhe ligjore.”

- Advertisement -

Politikanja serbe u shpreh tutje se Serbia ka pasur përvoja të këqija me marrëveshjet, veçanërisht me Brukselin, që nuk ishin zbatuar nga asnjëra palë.

“Kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës u larguan mbi 200 mijë serbë. Kjo marrëveshje shihet se ka aktivizuar largimin e serbëve, sidomos nga veriu i Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, Vuçiqi fatkeqësisht ka punuar për integrimin e serbëve me Radojiçiqin në elemente kriminale…” – argumentoi Trajkoviq.

Sipas saj, presidenti serb nuk kishte asnjë projekt për serbët as në jug e as në veri të Ibrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit