Kryekuvendari, Glauk Konjufca thotë se kanë marrë garanci të forta që formimi i Asociacionit të jetë një lloj forumi.
Konjufca thotë se nëse, Asociacioni kërkohet me kompetenca ekzekutive atëherë vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, tha ai.
“Një entitet i cili është monoetnik, e i cili është bartës i pushtetit publik dhe për të cilin nga Kosova kërkohet me e ndryshu kushtetutën, unë mendoj që kjo është vijë e kuqe, dhe atëherë duhet të ngulim këmbë, atëherë nuk ka lidhje as nëse flasim për këso e aso parametra. Qeveria e Kosovës nuk ka kuptim, nuk ka kuptim më as parlamenti i Kosovës dhe menjëherë vendi duhet me shku në zgjedhje për mendimin tim”, tha Konjufca në Tëvë1