8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pasi e shau Kujtim Shala, Gëzim Mekuli ka frikë se Kurtin mund ta vrasin e Çun Lajçi pastaj të shkruajë elegji vajtuese

Rekomandime

Pasi e shau Kujtim Shala, Gëzim Mekuli ka frikë se Kurtin mund ta vrasin

Gjatë ditës, u dëgjua një sharje që i bëri Kujtim Shala kryeministrit Kurti me fjalët “Phu, t’q**sha tradhtarin e nanës!”

- Advertisement -

Bazuar në këtë sharje, Mekuli prtendon se kryeministrin edhe mund ta vrasin.

“… kryeministrin e parë të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e “shanë”, sot na e quajtën edhe “tradhtar”, e nesër, mos ardhtë ajo ditë, kam frikë se do ta… (të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë).” – ka shkruar gazetari që përkrah VV-në.

Ai ka krahasuar Albin Kurtin edhe me Hasan Prishtinën.

- Advertisement -

Sipas tij, pas vrasjes elegji vajtuese mund t’i shkruante Çun Lajçi.

Statusi i plotë:

- Advertisement -

“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”

“na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor!”

S’pari na e’shanë’, pastaj na i thanë ‘tradhëtorë’ dhe në fund edhe e vranë. Kënd’ e vranë, do të pyeste ajo/ai i painformuari e i palexuari? Hasan Prishtinën, dee!

Pse po e përzinë ti Hasan Prishtinën me Albin Kurtin, bre, do të pyesni ju, të dashur lexues të lexuar.

Po i përzijë këta t’dy sepse edhe Albinin, Kryeministrin e parë, të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e “shanë”, sot na e quajtën edhe “tradhëtar”, e nesër, mos ardhtë kurrë ajo ditë, kam frikë se do t’a …. (Të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)

Thuhet se çdo gjë fillon nga fjala: edhe ninulat për jetën e për rriten fillojnë me fjalë, edhe dashuria, edhe dhuna, edhe luftërat, edhe vrasjet; gjithçka fillon, s’pari, nga fjala, i dashtuni Deputet me karvatë, të më falni me kravatë, demek me kollare.

Të dashur lexues të lexuar,

Ndoshta, kjo klasë e dykëmbëshave të degjeneruar, këta banditë me karvata, të më falni përsëri, me kravata, që ditën në Kuvend na duken hajvana, e natën herë trullana e herë-herë kurvana, e që jo rastësisht, i detyruan të bëhen Deputet, do të donin që Albin Kurtin t’a shihnin në fatin e zi të Hasan Prishtinës, e Çun Lajqin ta bënin Gjergj Fishtë, duke shkru ky elegji vajtuese për Albin Kurtin:

“Nëno moj, mbaj zi për vllanë,

me tre plumba na i ranë,

na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor.!

Fjala, Fotografia dhe Kallashnikovi janë armë të rrezikshme, kujdes Deputet, Gazetarë e Analista, mos luani me to.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit