-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ky është personi që dyshohet se u vra me armë zjarri në Podujevë

Rekomandime

Pak më parë u raportua për një vdekje të dyshimtë në fshatin Dumnicë të Epërme të komunës së Podujevës, ku një person dyshohet se është privuar nga jeta me armë zjarri.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se viktima është Sali Salihu..

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia as për vetëvrasje mirëpo ajo që e vë në dyshim është se rreth tij deri më tani nuk është gjetur asnjë armë zjarri me të cilën dyshohet se është privuar nga jeta viktima.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhet Policia së bashku me ekipin mjekësor në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

- Advertisement -

Sinjali mëson se aktualisht është duke u bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga hetuesit kompetent me qëllim të grumbullimit të provave që dërgojnë në zbardhjen e kësaj vrasje të dyshuar./Sinjali

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit