10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Konjufca takohet në Washington me zyrtarë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në margjina të Samitit të dytë për Demokraci, i cili po mbahet në Uashington, është takuar me zyrtarë të larë të disa prej vendeve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Konjufca njoftoi se i ka informuar ata për progresin demokratik të Kosovës dhe për angazhimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

- Advertisement -

“Në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Uashington, pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

“Potencova progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO. Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu, Konjufca tha se me zyrtarët e shteteve në fjalë kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

- Advertisement -

“Theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për kultivimin e miqësisë, zhvillimin e modaliteteve për bashkëpunim në të ardhmen dhe avancimin e raporteve ndërshtetërore me qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit