3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Baraliu: Me Kushtetuese po i bëhet presion Presidentes e Qeverisë me Asociacion

Rekomandime

Në katër paragrafë të një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP), pranohet pjesërisht e bazuar ankesa e partive të komuniteteve pakicë për ndërhyrjen që kishte pasur Lista Serbe në procesin e votimit.

Mediat kanë raportuar dhe analizuar këtë çështje deri në atë pikë sa pretendohet se nëse kushtetuesja merr vendim, atëherë vendi mund të mbetet pa president, marrë parasysh se dy deputet, kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjes së presidentes së vendit.

- Advertisement -

Në emisionin “Info Plus” në RTK, profesori universitar, Mazllum Baraliu, dikur kryetar i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se nuk është në rregull që para se të ketë një verdikt të Gjykatës Kushtetuese, të spekulohet në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe këtë të fundit.

Baraliu tha se pasi të merret vendimi, do të ishte mirë të debatohet për këtë çështje.

I pyetur se përse tani në këtë moment është ngritur kjo çështje, kur rastin në Kushtetuese, deputeti Veton Berisha e ka dërguar rreth dy vjet më parë, Baraliu tha se dëshirton të jetë i qartë dhe ta thotë troç.

- Advertisement -

“Është një lloj presioni që po i bëhet Kosovës, Qeverisë dhe koalicionit aktual për të vepruar ashtu siç është vendosur në marrvëveshjen e parë në Bruksel dhe në marrëveshjen e Ohrit për zbatim të asaj për Asociacionin”, tha Baraliu, duke shprehur hapur se veprime të tilla ndërmerren edhe nga qendra të ndryshme vendimmarrëse.

“Për të qenë edhe më korrekt, kjo bëhet për të bërë presion. Kjo as nuk është në rregull dhe as demokratike”, tha Baraliu në RTK.

- Advertisement -

Megjithatë, ai tha se ky presion ndërlidhet edhe me ndryshimet e mundshme për të gjetur mungesën e legjitimitetit, që nga koha kur kanë ardhur në pushtet.

“Janë bërë edhe deklarime publike që nëse ky Asociacion nuk bëhet, atëherë do të bëhet me të tjerët, e këto janë forma të drejtpërdrejta të presionit që i bëhen kësaj Qeverie dhe këtij pushteti qeverisës”.

Baraliu tha se tani kur do të duhej zbatuar në praktikë dhe atë se çfarë po bën Serbia, tani është një tabllo tjetër e realitetit.

“Duket se nuk ishin vigjilent kur thoshin se kjo marrëveshje është bazë e mirë për më tutje”, tha Baraliu.

“Plani zbatues është i dëmshëm dhe obligues vetëm për Kosovën dhe shumë pak apo aspak për Serbinë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit