Kosova edhe nën Qeverinë Kurti vazhdon ta kundërshtojë iniciativën “Ballkani i Hapur”, me arsyetimin se aty Serbia shkel të tjerët. Pro kësaj iniciative janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që për të shpesh deklarohet edhe Ambasadori Christopher Hill sic bëri edhe para dy ditësh kur vizitoi Luginën e Preshevës. Por, këtë projekt e hodhi poshtë mbrëmë Kryeministri duke thënë se ‘unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”
Sipas Kryeministrit “Ballkani i Hapur” nuk është sipas rregullave të Bashkimit Europian e as nuk financohet nga ta. Madje ai paka me ironi tha se Ballkani i Hapur nuk ka as faqe në internet.
“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as Website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi. Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë,” ka thënë Kurti në një intervistë në Rubikon të Klan Kosova.
Ndryshe diplomati amerikan Chirs Hill tha se SHBA do t’i shoh kufijtë në rajon sipas konceptit të “Ballkanit të Hapur”
Hill ka thënë se ajo çfarë SHBA do të dëshironte të ndodhte është që kufijtë në Ballkan të jenë sipas konceptit të “Ballkanit të Hapur”, pra që “i afrojnë njerëzit dhe jo t’i ndajnë”.