Olta Gixhari është larguar nga Big Brother VIP.
Moderatorja Arbana Osmani ka nisur mbrëmjen e sotme spektaklin Big Brother VIP duke dhënë njoftimin se të gjithë banorët kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi përveç Olta Gixharit.
Të gjithë u habitën kur Arbana Osmani tha se aktorja ka vendosur të lërë garën dhe të largohet nga ky reality shou pas shtyrjes së datës së finales së madhe.“Ndonëse sot është 1 Prilli, kjo nuk është një gënjeshtër. Olta ka arsyet e saj të cilat do t’i diskutojmë më vonë së bashku sigurisht”, tha Arbana.
I papritur ishte reagimi i rivalit më të madh të saj, Luizit. Ai shpërtheu në litz duke e lutur që të rrinte. “Kur doli Kiara mu thye njëri krah. Por, sonte jam shumë i prekur. Me kë të luftoj tash”, tha Luizi.