Deputetja e AAK-së, e cila po ashtu ishte ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, i ka quajtur të porositura nga Serbia, “provat” e paraqitura nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Ajo ka thënë se UÇK-ja, ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër dhe se akuzat ndaj kësaj ushtrie janë të padrejta.
Ajo u shpreh se Kosova, beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së të cilët sipas saj po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
“Kjo është e padrejtë, se çfarë po i ndodh atyre, 24 vite pas lufte, kjo është padrejtësi e radhës, sepse të gjykohen ata që kanë bërë luftë të drejtë dhe luftë çlirimtare është padrejtësi. Kosova i ka dhënë përkrahje gjykatë dhe beson në pafajësinë e ushtarëve të UÇK-së, sepse gjithmonë i janë përgjigjur thirrjeve që u janë bërë. Është pa, Ato fakte dhe dëshmi nga Gjykata e Hagës, kanë qenë të fabrikuara, të blera dhe të porositura nga regjimi i Serbisë dhe në fakt drejtësia ka triumfuar, e kemi në rastet e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë kthyer faqebardhë”, ka thënë ajo.
Kadrijaj tha se beson që të gjithë ata që po gjykohen do të kthehen të pafajshëm pranë familjeve të tyre.