7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Geci: Thaçi mi puthi duart, i thash je kanë dhe je rrenc

Rekomandime

Fadil Geci, anëtar i familjes Geci nga Lluasha e Skënderajt, ka folur rreth nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. Geci, që është vëllai i Gani Gecit, ish-ushtar i UÇK-së, ka folur më saktësisht rreth komunikatës 59-të, e cila komunikatë u përmend si provë edhe në Gjykatën Speciale nga ana e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

- Advertisement -

Ai ka treguar edhe një episodë, që sipas tij ka ndodhur kohë më parë.

“Hashim Thaçi ka qenë në shpi te unë për një punë, edhe i kam thënë kështu: ti je kanë në LDK, kryetar i Forumit Rinor. Tha kam rrejt. I thash je kanë rrenc atëhere, edhe je rrenc sot, unë. M’ka kapur për dore, u dal për jashtë, hajde. Edhe mi ka puth duart, burri që mi puthë duart..” – deklaroi ndër të tjera Geci.

Geci ka theksuar se e ka pritur që një kohë të gjatë që të shohin një gjë të tillë, pra të dihet se kush e ka shkruar komunikatën 59.

- Advertisement -

“Po të them të drejtën unë dhe familja ime e kemi pritur gjatë këtë ditë, edhe me pa një të vërtetë. Unë e kam ditë që shumica janë kanë të bindur që kjo komunikatë është një komunikatë fallce, e rrejshme për interesa personale të dikujna, por nuk e kemi ditë cili është ai person” – deklaroi fillimisht ai.

Tutje, ai komentoi edhe deklaratën e Rexhep Selimit, ish-komandant i UÇK-së, i cili deklaroi se ishte Hashim Thaçi, ai që e shkroi këtë komunikatë.

- Advertisement -

“Sonte unë duhet me falënderu Rexhep Selimin, që përkundër divergjencave politike që i kemi, edhe me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, e ka thënë një të vërtetë, që është për t’u përshëndetur” – deklaroi ai në Debat Plus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit