4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nga dhimbja e kokës te fryerja e barkut, Hoxha tregon të gjitha shenjat si ta kuptoni që ju kanë bërë magji

Rekomandime

Hoxha Dritan Beqiri ka treguar në në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se magjia ekziston dhe të gjithë njerëzit mund të preken nga xhindet. Ai ka zbuluar disa nga shenjat që ka një person, të cilit i kanë bërë magji si dhimbja e kokës, barkut apo shpinës deri te lodhja psikologjike.

- Advertisement -

“Magjia po ta përkufizojmë është bashkëpunimi i njerëzve shpirtprishur, dmth i njerëzve që e mohojnë Zotin, duke bërë pakt me xhindët, me qëllim për të shfrytëzuar interesat e kësaj dynjaje. Për çfarë interesash? Interesa për t’i marrë tjetrit pasurinë në mënyrë jo të drejtë, sepse në Islam magjistarët dënohen me vrasje, sepse është një prej mëkave që Allahu nuk e fal.

Në radhë të parë, personi që ka xhind magjie në trup, sepse magjia bëhet në bashkëpunim të njerezve me botën e xhindëve. Ai vendos xhind në trupin e njeriut dhe kur në trupin e njeriut hynë xhindi, personaliteti apo karakteri i atij personi ndryshon totalisht dhe i merr një gjendje tjetër, jo atë të mëpërparshme, e humb personalitetin e vetë. Edhe tipike e xhindit të magjisë, është se ai jep këto shqetësime psikologjike, fizike dhe shpirtërore në trupin tonë. E para, karakteristikë e xhindit të magjisë, është se ai jep gjithmonë dhimbje mbas koke te truri i vogël. Kjo jep shtrëngim gjoksi, dhimbje zemre, fryrje të luksit të stomakut, fryerje të barkut, dhimbje mbas shpine, lodhje totale të trupit. Nga ana psikologjike, personi i cili ka xhind magjie në trurin e tij, është gjithmonë nervoz, i vijnë ndjenja pesimiste për të ardhmen, i duket sikur do të vrasi veten, sikur i humb shpresa për të jetuar në të ardhmen. Dmth, është gjithmonë në depresion”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit