SuImuesi serb dënohet ‘rrast” pas shtyu dhe shau gjyqtarin

0
557

Aleksandar Mitrovic është dënuar me tetë ndeshje mos-lojë nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) pasi shtyu gjyqtarin, Chris Kavanagh, në humbjen e tyre në Kupën FA ndaj Manchester United.

Sulmuesi serb u dënua me tre ndeshje për përjashtimin me karton të kuq, me tre ndeshje për sjellje të dhunshme dhe dy të tjera për gjuhë të pahijshme, fyese dhe kërcënuese.

Ai gjithashtu është dënuar me një gjobë prej 75 mijë funteve.

Marco Silva, trajneri i Fulhamit, që gjithashtu u përjashtua me të kuq në atë ndeshje, është dënuar me dy ndeshje.