Imami nga Drenasi ka zgjedhur që këtë vit ta falë namazin e Kurban Bajramit, i veshur me veshje kombëtare. Ky gjest i tij i ka rënë në sy edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të tij në Facebook, Berisha ka shkruar se ka respekt të veçantë për klerikët myslimanë shqiptarë, duke thënë tutje se e përshëndet përzemërsisht hoxhën Osman Musliu që zgjodhi që të falte namazin e Bajramit me kostum kombëtar.
Berisha thotë se njësoj respekt ka edhe për të gjithë ata klerikë që mbështesin leximin e Kuranit para besimtarëve vetëm në gjuhën shqipe.