1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Veseli në “fushatë”, flet si kryeministër

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar një kompani private ku ka folur si :kryeministër i ardhshëm”.Në vizitën e kompanisë “Meka”, ai ka thënë se fal suksesit të kësaj kompanie punësohen mbi 100 banorë të zonës duke kontribuar ndjeshëm në mirëqënien komunitetit.

- Advertisement -

“Pata një takim shumë të frytshëm në kompaninë “Meka” që merret me përpunimin e mishit dhe është një ndër prodhuesit më të njohur, duke bërë të pranishme produktet “Made in Kosova” në shumë tregje të huaja.

Fal suksesit të kësaj kompanie punësohen mbi 100 banorë të zonës duke kontribuar ndjeshëm në mirëqënien komunitetit”, ka thënë Veseli.

Veseli ka folur si kryeministër i ardhshëm dhe ka premtuar do t’i hiq barrierat burokratike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit. “Si kryeministër i ardhshëm i vendit, do të kem prioritet heqjen e barrierave burokratike dhe përmirësimin e klimës së biznesit për kompani prodhuese si “Meka” në mënyrë që të hapen sa më shumë vende të reja pune dhe sa më pak të rinj të detyrohen të largohen”, ka thënë ai më tutje./Gazeta Blic

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit